Paraqitjet e mira me Vitessen në sezonin e ri kanë ndikuar që Milot Rashicës t’i rritet vlera.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovë vlente 3.5 milionë euro, por tani faqja që merret me transferime, Transfermarkt.com, ia ka rritur vlerën Rashica në 5 milionë euro.
Deri me tani, Rashica ka zhvilluar 15 ndeshje për Vitessen në të gjitha garat dhe ka shënuar 3 gola dhe 4 asistime.
Por, për dallim nga paraqitjet e mira me Vitessen, Rashica ka dështuar të tregojë klasin e tij edhe në fanellën e Kosovës, ku përveç që nuk ka shënuar asnjë gol, ai nuk ka bërë as edhe një asistim.