Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës në futboll dhe i skuadrës holandeze Vittese, Milot Rashica, sot e ka vizituar familjen Haradinaj në Gllogjan të Deçanit. Futbollisti është pritur nga Hilmi Haradinaj, kurse në këtë vizitë me të ishin edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe Avdyl Mushkolaj. Rashica më pas ka bërë homazhe edhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Gllogjan. “Faleminderit z.Ramush Haradinaj dhe familjes se tij për mikpritjen në Prishtinë dhe Gllogjan”, shkruan Rashica në rrjetet sociale. Ndryshe, Miloti e ka vizituar edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në selinë e partisë, duke i dhuruar edhe fanellën e Kosovës me numrin 7.