Milot Rashica ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Werder Bremenin, duke shënuar një herë dhe duke asistuar një herë tjetër për rezultatin 2:2 kundër Bayern Munichut, transmeton Koha.
Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, së pari asistoi për Yuto Osako dhe pastaj shënoi vetë pas një minute, duke i ndihmuar Bremenit ta barazojë rezultatin në 2:2 kundër Bayernit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.
Bremeni po humbiste 0:2, por falë Rashicës tani po barazon me mundësi për të kaluar në finale.