Milot Rashica vijon të shkëlqejë në kampionatin Holandez, teksa ka shënuar në ndeshjen e sotme kundër G.A. Eagles. 20-vjeçari shënoi golin e tretë për ekipin e tij duke çuar rezultatin përkohësisht në 0-3, ku vendasit do të shënonin në minutën e 90 për të vulosur takimin në shifrat 1-3. Ky është goli i dytë për sulmuesin e përfaqësues së Kosovës në këtë sezon, i cili nuk ka qenë aq pozitiv sa vitin e kaluar.