Milot Rashica është rikthyer në stërvitje pas një problemi muskulor. Sulmuesi kosovar ka stërvitur i veçuar me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk dihet a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Bundesliga.
Por shefi i skautimit te Werderi, Clemens Fritz ka njoftuar se Rashica ka nisur stërvitjet individuale.
“Milot Rashica ka filluar të stërvitet në mënyrë individuale dhe do të shohim se çfarë do të ndodh. Duhet të presim se a do të mund të na ndihmojë për takimin e radhës”, shpreh Fritz.
Rashica këtë edicion me Werderin në 23 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë pesë asistime.