Milot Rashica ka thënë së kualifikimi i Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Europian është një ëndërr e gjithë atyre që janë të lidhur me Kosovën. Ylli i Werder Bremenit, ka zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet verore.
“Kualifikimi në EURO 2020 nuk është vetëm ëndrra ime e madhe, është ëndrra e madhe e të gjithëve”, tha Rashica në emisionin ‘NIN’ në Klan Kosova, përcjellë gazeta Koha. 24 –vjeçari i talentuar ka shtuar se atmosfera në ekipin përfaqësues mbetet e mirë, dhe se mezi presin ribashkimin.