Milot Rashica ishte më meritori për fitoren e Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut. Werderi e mposhti në udhëtim ëolfsburgun me rezultat 3-2, në një ndeshje ku vushtrriasi shënoi dy gola, shkruan Reporteri.net, përcjellë gazeta Koha.
Ylli kosovar fillimisht realizoi nga penalltia në minutën e 13-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 84-të. Pas ndeshjes Rashica ka falenderuar tifozët e Werderit për përkrahjen që ia dhanë skuadrës.
“Unë jam shumë lumtur! Ne luftuam shumë dhe dhamë gjithçka, më në fund fituam një ndeshje në udhëtim. Është një fitore shumë e rëndësishme, sidomos për tifozët tanë që sot ishin fantastik. Jam shumë krenar me këtë skuadër,” ka thënë Rashica.
Kujtojmë që Rashica në këtë edicion ka shënuar 6 gola në Bundesligë.