Milot Rashica është futbollisti më në formë me origjinë shqiptare. Sulmuesi u detyrua të ndalej, pasi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Fortuna Dusseldorf. 23-vjeçari la fushën e lojës, pasi dhuroi një asist.
Mungesa e Rashicës nuk prek vetëm klubin e tij, por dhe Kosovën. Ai nuk do të jetë gati për ndeshjet e shtatorit që Kosova do të luajë kundër Çekisë dhe Anglisë.
Mungesë shumë e rëndësishme kjo për trajnerin Bernard Challandes i cili duhet të bëjë edhe ta lojtarin tjetër kryesor te Kosova, Arbër Zeneli, që gjithashtu është dëmtuar