Marcus Rashford dhe Manchester United do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Sulmuesi i kombëtares angleze është shumë pranë rinovimit të kontratës me Djajtë e Kuq. Rashford pritet të firmosë për 5 vitet e ardhshme për një kontratë afagjatë nga e cila do të përfitojë në total shifrën e çmendur të 70 milionë sterlinave, plot 300 mijë sterlina në javë. Një rinovim që pritet të largojë zërat e merkatos që e shikonin Rashford larg Old Trafford, pasi sulmuesi do të lidhet me Manchester United deri në vitin 2024.