Rashford, objektivi i madh i Barcelonës për sulmin!

Jo vetëm talenti i Frankfurtit Luka Jovic, por edhe ylli i ri i Manchester United, Marcus Rashford është në orbitën e Barcelonës. Katalanët janë hedhur në merkato për të gjetur një sulmues të talentuar dhe që e gjen me lehtësi golin për të zëvendësuar Luis Suarez i cili tashmë ka shumë vite mbi supe dhe mund të largohet nga Barça. Rashford po bën shumë mirë me Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United, por për ta marrë nga Djajtë e Kuq, blaugranat duhet të përgatisin një ofertë që i kalon 100 milionë eurot aq sa është edhe klauzola e largimit të Rashford nga United.