Teknika e gjuajtjes së Marcus Rashford është e një niveli tjetër. Talenti anglez e tregoi më së miri në ndeshjen që Manchester United siguroi kualifikimin ndaj PSG në Champions League.
E gjitha qëndron tek këmba e tij, ashtu siç bënte Cristiano Ronaldo dikur me gjuajtjet e tij, që çorodiste portierët me elokuencën dhe devijimin e trajektores që i jepte topit, ashtu po bën edhe Rashford.
We need to talk about Marcus Rashford's technique…
Anyone else in love with the way he strikes the ball? 😍🤤 pic.twitter.com/lp7GJ1p6m6
— Squawka Football (@Squawka) March 7, 2019
Këmba e vendosur drejt, pesha më e madhe bie mbi gju dhe kyçi që merr rol vendimtar në pozicionin e këmbës. Një goditje e tillë me të brendshme bën që topi të lëkundet dhe të pësoi rënie në trajektore, duke ndryshuar forcën e gravitetit.
Më mirë këtë mund ta konfirmojë Buffon, një portier 41-vjeçar me eksperiencë të madhe ra “viktimë” e gjuajtjes së djaloshit tek rasti i golit të dytë. Rashford goditi nga larg dhe topi mori lëkundje të forta gjatë rrugës, portieri italian nuk arriti ta kontrollojë duke humbur ekuilibrin dhe i dha shansin Lukaku-t të shënojë.
Një gjë e tillë u pa edhe tek penalltia e kthyer në gol nga 21-vjeçari, i cili goditi me stilin e tij duke mos i dhënë shans Buffon-it për ta pritur topin edhe pse i kuptoi krahun.
Një gjë të tillë e konfirmoi edhe ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, i cili pas ndeshjes në Paris tha se këto gjuajtje të anglezit i ka parë në stërvitje dhe mënyra se si lëviz topi është e pakuptueshme. Për mbrojtësin legjendar topa të tillë bëhen të pakapshëm për portierët, të cilët e kanë të vështirë të bllokojnë të tilla goditje.
Pothuajse të njëjtën taktikë mundohet të përdorë edhe Marco Asensio i Real Madrid.