Që nga viti 2014, i ashtuquajturi Kalifati Islamik shpalli qytetin sirian të Raqqas si kryeqytetin e tij. Para se lufta të niste, në letë qytet shekullor jetonin mbi 200 000 persona. Ndërsa sot kur 98 për qind e tij është pastruar nga terroristët e ISIS, ajo çfarë ka mbetur janë vetëm rrënojat. “Daily Mail ka publikuar disa fotografi të gjendjes së qytetit, dhe shkruan se nesër ritet që Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga SHBA, të shpallin edhe çlirimin e plotë të Raqqas.