Raportuesja e PE-së Von Cramon mbështet Osmanin: Ka të drejtë për LDK-në dhe rrëzimin e qeverisë

27

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon mbështet deklaratën e bërë nga kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që kritikoi patinë e saj, LDK-në.

Von Cramon është pajtuar me Osmanin për këto pika: Rrëzimi i Qeverisë në kohë pandemie ka qenë i papërgjegjshëm dhe dëmtues, lidershipi i LDK-së e ka tradhtuar votuesin e vet dhe ka ikur nga parimet e partisë, si dhe, çdo Qeveri e re pa mbajtjen e zgjedhjeve të reja do të ketë mungesë të legjitimitetit.

Ajo mendon se është mirë që ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës.

“Vjosa Osmani ka të drejtë. Pajtohem me të gjitha ato që ka thënë. Është mirë të lexoj se ka politikanë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm në parlamentin e Kosovës që e dinë se çfarë po bëjnë”, tha Von Cramon në Twitter.

Comments are closed.