Prishtinë, 17 shtator – Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë mbledhje plenare me pikat e mbetura të javëve të kaluara, si dhe një sesion i ri, në rend dite të së cilës është raporti i kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun me Serbinë.
Do t diskutohet edhe për interpelancën për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, nga i cili Lëvizja opozitare Vetëvendosje kërkoi dorëheqje për shkak të lëshimeve në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte të pandemisë së Kovid-19.
Në rend dite është edhe interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga i cili opozita kërkon përgjegjësi lidhur me hyrjen e kohëmëparshme të pjesëtarëve të uniformuar të forcave të sigurisë së Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë në komunën e Kamenicës.
Mbledhja e Kuvendit është caktuar për në orën 11:00.