Raporti i grupit punues për ndjekjen e gjendjes në Vardarishte
Share
SHARE
Qyteti i Shkupit gjatë muajit të kaluar ka punuar intensivisht në gjetjen e një zgjidhje sistemore për parandalimin e incidenteve në lidhje me sulmet ndaj qytetarëve nga qentë, pavarësisht nëse është fjala për qentë endacakë apo qentë që kanë pronarë.
Për këtë qëllim kryetari Shilegov solli Vendim dhe u formua grupi punues i përbërë nga 5 anëtarë, gjegjësisht nga një këshilltar në Këshillin e Qytetit, një punonjës në Sektorin për çështje komunale të Qytetit të Shkupit dhe një përfaqësues nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi, iniciativa qytetare Kane Corzo dhe Asociacioni i aktiviteteve për të drejtat e kafshëve.
Grupi i punës ka përgatitur raport me rekomandime për një zgjidhje të përhershme të problemit. Rekomandimet e këtij raporti, së bashku me rekomandimet e Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, do të hyjnë në Programin dhe Buxhetin e Qytetit për vitin 2018, dhe këto zgjidhje sistemore do ta rrisin në të njëjtën kohë edhe sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e qenve endacakë në territorin e Qytetit të Shkupit.
Advertisements
Në përputhje me detyrat e përmendura në Vendimin për formimin e grupit punues për të monitoruar situatën në punën e vend-strehimit për trajtimin human të qenve endacakë – Vardarishte, grupi i punës ka përgatitur rekomandimet që janë të shënuara në Raportin e grupit të punës për të monitoruar situatën në punën e vend-strehimit për trajtimin human të qenve të rrugës – Vardarishte. Në kuadër të raportit janë edhe rekomandime për punën e Vardarishtes, të përpiluara më 07.12.2017 nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë , me kërkesë të Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve Anima Mundi nga Shkupi.
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.