Raporti dramatik i OKB-së: Kërcënohemi nga zhdukja masive

10

Ka tashmë rreth një milion specie të rrezikuara, ritmi po përshpejtohet në mënyrë që natyra e cila siguron jetë për njerëzimin është e destinuar të dështojë nëse nuk ka “ndryshim të thellë” të modelit të prodhimit dhe konsumit të specieve njerëzore.

Në një raport të ekspertëve të OKB-së mbi sistemin ekologjik, shfaqet një tablo e zymtë për të ardhmen e njerëzve, mbijetesa e të cilëve varet nga natyra.

“Ne po rrezikojmë vetë themelet e ekonomisë sonë, mënyrën e mbijetesës, sigurinë e ushqimit, si dhe shëndetin tonë dhe cilësinë e jetës në mbarë botën”, tha sot kryetari i grupit të ekspertëve Robert Watson.

Sipas tij, 75 për qind e mjedisit tokësor rrezikohet nga shpyllëzimi, bujqësia intensive, urbanizimi në rritje dhe minierat. Watson shtoi se 66 për qind e mjedisit detar u prek nga aktivitetet njerëzore.

Rezultati është një milion lloje të rrezikuara të kafshëve dhe bimëve prej rreth tetë milionë në Tokë, thuhet në raport, duke shtuar se dekadat e ardhshme parashikojnë vazhdimin e një trendi të tillë nëse nuk ndërmerren masa.

Ekspertët kanë shtuar se edhe nëse marrëveshja për ndryshimin e klimës, e cila synon ta mbajë planetin ngrohtë, nuk kalon dy gradë Celsius, ndryshimi i klimës mund të vazhdojë për shkak të faktorëve të tjerë, transmeton KosovaPress.

Në raport thuhet se ndryshimet janë të nevojshme në bujqësi, si dhe në konsum. Ekspertët kanë thënë se mirëpresin thirrjet në rritje për ndryshimin e zakoneve në ushqim, me më shumë perime dhe më pak mish dhe produkte të qumështit që kanë një ndikim negativ në biodiversitetin, ndryshimet klimatike dhe shëndetin e përgjithshëm njerëzor.

Comments are closed.