Raport për Kapitullin 23: Miratohen ligje kyçe, por fillimisht vijon implementimi

Ligje reformuese kyçe janë miratuar në periudhën e raportimit nga maji i vitit 2018 e deri në mars të këtij viti në fushën e gjyqësisë dhe të drejtave të njeriut. Ende mbesin vërejtjet negative lidhur me shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe burgjet, veçanërisht për mbrojtjen shëndetësore të të dënuarve. Lidhur me barazinë gjinore, përfundimisht është definuar çfarë është ajo dhunë në bazë gjinore. Ndjekja e zgjidhjeve të reja ligjore do të jetë me rëndësi kyçe që të tregohen rezultate në aktivitetet përgatitore për negociatat inkuadruese në Kapitullin 23 – gjyqësi dhe të drejta fundamentale.

Këtë e theksoi sot drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Uranija Pirovska dhe Simonida Kacarska, drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane në prezantimin e “Draft-projektit të katërt nën hije për Kapitullin 23 për periudhën qershor 2018 – mars 2019.

Kacarska tha se nga periudha e raportimit n fushën e gjyqësisë kanë detektuar ligje reformuese kyçe që ishin miratuar, siç janë Ligji për gjykatat, Ligji për Këshillin Gjyqësor është në procedurë kuvendore, dhe në përgjithësi fokus të kornizës legjislative.
“Kjo që është me rëndësi është se fillimisht vijon implementimi, por duke i pasur parasysh diskutimet e gjata për këto ligje, duhet të përmendim se këto janë ligje që morën mendime pozitive nga Komisioni i Venecias dhe presim se do të vendosin bazë të mirë për përmirësimin e gabimeve të caktuara që i kemi përcaktuar në vitet e kaluara, që ishin detektuar edhe në raportin e Rajnfard Pribes dhe grupit të ekspertëve”, theksoi ajo.

Advertisements

Shtoi se lidhur me segmentin e antikorrupsionit, ligjit reformues kyç ishte ligji për luftën kundër korrupsionit, si dhe zgjedhja e Komisionit për Antikorrupsion, dhe mënyra në të cilën e njëjta ishte zgjedhur.

Pirovska tha se në Raportin nën hije janë notuar punët negative në procseset që i kanë ndjekur, kur bëhet fjalë për realizimin e të drejtave të njeriut.

“Në periudhën e raportimit ishin miratuar ligje kruciale, ligje për të cilat luftuam me vite që të miratohen dhe ndryshohen, siç është Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe ligji për parandalim të shtatzënisë, edhe pse ato ligje nuk ishin nënshkruar nga ana e presidentit të Maqedonisë së Veriut, por ky është një hap i madh përpara kur bëhet fjalë veçanërisht për grupet e ndjeshme, dhe veçanërisht për komunitetin LGBTI, i cili nuk mori mbrojtje përkatëse në Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh se orientim seksual në ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi nuk ishte definuar si bazë për diskriminim”, nënvizoi Pirovska.

Theksoi se në këtë periudhë raportuese nuk ishin vërejtur sulmet dhe incidentet mbi pjesëtarët e komunitetit të LGBTI edhe pse ende mbetet si çështje çfarë do të ndodhë me ato raste të sulmeve të qendrës LGBTI për mbështetje që kanë ndodhur nga viti 2012 e deri në 2014-tën, do të thotë se kryerësit ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

Lidhur me grupet e tjera të ndjeshme, theksoi, për romët qëndrojnë vërejtjet e njëjta negative, se rekomandimet kryesore nga Strategjia e romëve ende nuk janë përmbushur, dhe vërehet se nuk mund t’i realizojnë të drejtat themelore të njeriut.

“Në raport ka pjesë të cilat kanë të bëjnë në barazinë gjinore, dhe këtu është notuar kjo pjesë që ka të bëjë me Konventën e Stambollit, që ishte gjithashtu moment shumë i rëndësishëm për ne në sektorin civil, sepse përfundimisht ishte definuar çfarë është kjo ajo dhunë në barazi gjinore, megjithatë, na pason një periudhë në të ciklën do të shohim si Qeveria do ta implementojë Konvetën e Stambollit”, theksoi ajo.

Sa i përket institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, tha Priovska, ende vërehen fenomenet e njëjta negative, kur bëhet fjalë veçanërisht për mbrojtjen shëndetësore të të dënuarve.

Konsideron se në përgjithësi mbetet në verdikt deklarativ pa masa konkrete për tejkalimin e gjendjeve të caktuara.

Ngjarja është organizuar në suaza të projektit “Rrjeti 23 – Rrjetëzimi për ndikim (NETWIT 23)“, që është implementuar nga Instituti për Politika Evropiane – Shkup dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Fondit Ballkanik për Demokraci.(koha.mk)