Prishtinë, 24 janar – Komisioni Evropian publikoi raport për gjendjen në gjyqësorin kosovar kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilin, mes tjerash, janë vërejtur një varg mangësish, veçanërisht në prokurori dhe polici. Siç publikoi gazeta “Koha ditore ”, prokuroria speciale nuk dëshiron ta komentojë këtë raport, transmeton gazeta KOHA.
Ky dokument bazohet në mbikëqyrjet e katër ekspertëve të Komisionit Evropian, të cilët qëndruan në Prishtinë nëntorin e kaluar. Theks i veçantë është vendosur në cilësinë e aktakuzave të ngritura, se si prokurorët veprojnë nëpër lëndë, mungesën e dëshmive në aktakuza, dyshimet se a dinë prokurorët specialë të zbatojnë hetime komplekse, mospasjen e prokurorëve të specializuar dhe mangësi në procedurat hetuese.
Ekspertët e KE-së konstatuan se vetëm një nga prokurorët me të cilët kishin biseduar për raste të caktuara ka treguar mirëkuptim për procedurën për konfiskim të pronësisë ilegale.
Gjithashtu është konstatuar se shumë persona pa arsye janë liruar nga përgjegjësia e tyre për shkak të punës së keqe të prokurorisë.
Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i BE-së në Kosovë, sot në Prishtinë e prezantoi Raportin final për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 6 tetor të vitit 2019, në të cilin theksohet se është udhëhequr “fushatë e gjallë dhe konkurruese”, se procesi i zgjedhjeve ishte transparent, përderisa dita e zgjedhjeve kishte kaluar pa probleme të mëdha. Gjatë kësaj, ishin dhënë 23 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore.
Sipas raportit të Misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, kishte keqpërdorim të resurseve publike dhe mungesë të transparencës në financimin e fushatës.(koha.mk)