Këshilli i Evropës (KE) sot ka publikuar dy raporte ku e para është për evoluimin e situatës në burgjet evropiane nga 2005 deri më 2015, ndërsa i dyti për evoluimin e shkelësve të ligjit- të huajt që gjenden në burg apo dënim me kusht nga viti 2009 deri më 2015. Nga të dhënat del se Republika e Maqedonisë është mes shteteve evropiane me shkallë më të lartë të të burgosurve.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s, në raportin për “Burgjet në Evropë 2005- 2015” zbulohet se nga viti 2005 deri 2015 shpërndarja gjeografike e shkallës së burgosjeve (numri i të burgosurve në 100.000 banorë) mbetet stabil në Evropë. Në vitin 2005, kjo shkallë ka tendencë të zvogëlohet duke shkuar nga lindja në perëndim me disa përjashtime: Angli dhe Uells, Skoci, Spanjë dhe Portugali me shkallë relavitisht të lartë të burgosurve, derisa ato në Kroaci, Greqi, Slloveni dhe Turqi kanë qenë më të ulët.
Nga viti 2005 deri më 2015, shtet më shkallë më të lartë të të burgosurve kanë qenë Shqipëria (nga 109.3 deri në 207.2), Gjeorgji (nga 200.6 deri në 274.6), Lituani (nga 233.4 deri në 277.7), Republika e Maqedonisë (nga 104.8 deri 168.9), Mali i Zi (nga 134.5 deri në 176.8) dhe Turqia (nga 95.7 deri në 77.4) dhe Holanda (nga 94 deri në 53) është përfshirë në vendet me shkallë më të ulët, derisa Estonia (nga 327.4 deri në 210.3) dhe Latvia (prej 313.4 deri në 223.4) ashpër e kanë ulur shkallën.
Ky raport përmban listë informative për çdo administratë në burgjet, me të dhëna bazë dhe tabela që tregojnë evoluimin e 17 indikatorëve si dhe rangim relativ të çdo vendi (shkallë e ulët, e mesme apo e lartë për çdo indikator) në krahasim me 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë edhe 28 vende të BE-së. Lista informative e Republikës së Maqedonisë gjendet në linkun në adresë: http://wp.unil.ch/space/files/2018/12/The-FYRO-Macedonia.pdf.
Raporti thekson se në vitin 2005 pak shtete kanë pasur të dhëna për dënim me kusht, pasi këto informata nuk janë mbledhur apo në disa vende sanksionet dhe masat alternative ende nuk janë pranuar. Në vitin 2015, shpërndarja e shkallës së dënimit me kusht në Evropë ka qenë heterogjene dhe nuk ndiqte distribuim të qartë gjeografik. Në të njëjtën kohë, numri i personave që kanë qenë me dënim me kusht është më i madh se i të burgosurve.
Shtetet nordike dhe Holanda kanë pasur shkallë të ulët të dënimit me kusht. Krahas kësaj, në administratat e burgjeve në Angli, Uells, Poloni dhe Turqi ka pasur shkallë të lartë të burgosjeve dhe dënimit me kusht. Edhe për një grup të shteteve, përfshirë edhe Spanjën, Francën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Greqinë, kanë qenë deri në shkallë të lartë.
Këto të dhëna kanë ndihmuar të azhurnohen, sistematizohen dhe standardizohen të dhënat e mbledhura gjatë vitit për statistikën ndëshkuese vjetore të Këshillit të Evropës pranë administratave të burgut dhe shërbimet e mbarë kontingjentit.