Kombëtarja e Amerikës ka fituar ndaj Holandës me rezultatin 2-0, për të fituar Kupën e Botës në futbollin e femrave.
Rapione nga penalltia në minutën e 61’të dhe Lavelle në të 69’tën realizuan golat për fitoren e madhe të Amerikës.
Futbollistja e Amerikës, Megan Rapinoe ishte e jashtëzakonshme në kampionatin botëror – ku tregoi paraqitje mjaft të mira dhe ndihmoi kombëtaren që të fitojë turneun.
Ja arritjet e saj në kampionatin botëror:
5 ndeshje
6 gola
3 asistime
E para lojtare që shënon në tre finale
Golashënuesja më e mirë në kampionatin botëror 2019
Shënoi tre penalltitë e ekzekutuara
50 gola me Amerikën në karrierë
Fituesja e Këpucës së Artë dhe Topit të Artë