Andrea Ranocchias i kanë mbetur edhe pak muaj nga aventura e tij te Interi. Ish kapiteni zikaltër është në fund të kontratës dhe nuk është në planet e Spallettit ndaj dhe që prej 1 janarit ai është i lirë të gjejë një ekip për sezonin e ardhshëm. Oferta më bindëse në drejtim të tij për momentin është ajo e Villarreal që në tavolinë ka gati një kontratë 3-vjeçare për 30-vjeçarin. Ndërkohë që në Serinë A, janë Bologna, Sassuolo dhe Parma të interesuar ndërsa së fundmi edhe Fulhami i Ranierit ka shprehur interesim për mbrojtësin.