Claudio Ranieri ka premtuar se do të sjellë futbollin italian te Fulham. Mbërritja e Ranieri-t te Fulham vjen dy vite pasi udhëhoqi Leicester City-n nga fundi i Premier League drejt titullin e parë të historisë, por edhe në një moment kur Fulham po pëson shumë, me 31 gola të pësuar në 12 ndeshjet e para të sezonit.
“Duhet të punojmë shumë,” shprehet ish-trajneri i Juventus, Roma dhe Inter në konferencën e prezantimit. “Na kanë mbetur edhe shumë beteja. E rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar – klubi, lojtarët, tifozët, të gjithë së bashku. Ata duhet të na mbështesin në momente të këqija. Ky është një moment i keq. Fulham pëson shumë gola. Jam një trajner italian dhe për ne italianët, të ruash rrjetën e paprekur është shumë e rëndësishme. Për momentin është e rëndësishme të harrojmë se çfarë ka ndodhur dje dhe të shohim përpara. Është e rëndësishme të fitojmë pikë. Shpresoj të luajmë mirë, por nëse luajmë mirë dhe nuk marrim pikë, është një problem i madh”, deklaroi Ranieri.