Italiani mund të kthehet përsëri në Premier Ligë. Shumë emra po përmenden si pasues të Rafa Benitezit në stolin e skuadrës së Newcastle United. Derisa nuk ka asgjë konkrete, listës së trajnerëve që dëshiron klubi, i është shtuar edhe ai i Claudio Ranierit. Madje sipas Sky Sport, italiani që për tre muajt e fundit të stinorit e ka drejtuar Romën, është kthyer në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e ekipit.
Ranieri shkroi një ndër historitë më të bukura të futbollit, kur në sezonin 2015-2016, arriti të shpallej kampion i Premier Ligës me skuadrën e Leicester Cityt.