Helikopteri i pronarit të Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte rrëzuar të dielën rreth orës 21:30, pasi kishte përfunduar ndeshja e klubit anglez kundër West Ham Unitedit. Helikopteri pastaj kishte marrë flakë, dhe ishte rrëzuar afër stadiumit të klubit “King Power”, ku la të vdekur pronarin e klubit dhe pesë persona të tjerë, transmeton Gazeta Express.
Claudio Ranieri returns to the King Power Stadium to pay his respects to his friend Vichai #lcfc pic.twitter.com/oWogCMIrgq
— Mr Geoff Peters (@mrgeoffpeters) November 1, 2018
Sot në shenjë respekti trajneri italian, Claudio Ranieri e vizitoi stadiumin dhe la buqeta me lule në vendin ku mijëra tifozë nderuan figurën e tij. Kujtojmë që Ranieri gjatë stinorit 2015-2016 arriti të fitojë titullin e Premierligës me Leicester Cityn, për herë të parë në histori nën pronësinë e Vichait. Italiani qëndroi si trajner i klubit për dy stinore, ku pastaj u shkarkua nga detyra.