Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IFJ) ka publikuar renditjen e re të përditësuar botërore. Xhudistët kosovarë, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, që të katërtit fituan medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit, shkruan Insporti. Në rang listën e përditësuar botërore për seniorë, më së larti gjendet Nora Gjakova, që në këtë turne fitoi medalje të artë.
Gjakova pas këtij triumfi, tashmë renditet në pozitën e tretë në ranglistën botërore, në kategorinë -57 kilogramë. Akil Gjakova, që e fitoi të argjendtën, me 3754 pikë në kateorinë -73 kilogramë renditet në pozitën e tetë.
Distria Krasniqi që po ashtu e fitoi të argjendtën, është në vendin e 6-të në kategroinë -52 kilogramë, me 4504 pikë të tubuara, derisa gejndet rreth 500 pikë larg top 3-shes në këtë ranglistë. Kurse, 16 pozita më poshtë se Distria është Majlinda Kelmendi, që tashmë me 1910 pikë renditet në pozitën.
Kampionia olimpike e Rio 2016 arriti që me t’u rikthyer nga lëndimi të kthehej te medalja, duke fituar po ashtu të argjendtën. Majlinda u kthye me medalje por në finale iu desh ta ndërpresë luftën shkaku i gjakderdhjes që e pësoi nga çarja në hundë. Finalja me Majlindës ishte sfida kulmore në kthimin e saj dhe filimin e ngjitjes në rang listën botërore dhe mbledhjen e pikëve të nevojshme për kualifikim në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.