Unë me kokën lartë dhe dinjitet në referendum votova “kundër” marrëveshjes së Prespës dhe ajo është në kuadër të qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE-së- secili të vendos sipas bindjeve të veta, thotë kryetarja e Lidhjes së grave të VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova në intervistën për Prizma.
“Unë veproj në mënyrë transparente në parti dhe për qëndrimin tim se jam kundër abstenimit apo bojkotit e informova edhe Komitetin ekzekutiv të VMRO-së dhe nuk pendohem. Çështja e emrit është mbipartiake dhe për të duhet të vendosin vetëm qytetarët e Maqedonisë në referendum, pasi vetëm në atë mënyrë do të kemi pasqyrë të qartë për vullnetin e qytetarëve nëse jemi ‘po’ apo ‘kundër’”, ka sqaruar Rangellova, tranmeton MEDIAL.
Ajo ka thënë se pas votimit ka qenë e nënshtruar në presion të paparë, poshtërim dhe kërcënime për jetë në opinion përmes rrjeteve sociale, bashkë me kolegët e tij.
“Nuk dua të mendoj se kërcënimet e tilla janë të orkestruara nga ndonjë qendër interesi, por mbetet fakti se partia nuk u deklarua për të dënuar apo reaguar ndaj shkallës së këtillë të ulët apo primitivizmit që sundon në rrjetet sociale”, nënvizon Rangellova e VMRO-DPMNE-së.