Shkup, 17 shtator – Prokuroria heq dorë nga ndjekja për personat Daniella Rangellova, Millan Andonovski dhe Borçe Bogdanovski, deklaroi prokurorja Fatime Fetai në gjykimin e sotëm për dhunë para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013.
Për të akuzuarën Rangellova, sqaroi Fetai, gjatë debatit kryesor, rezultoi se nga veprimet e saj nuk del vepra, për të cilën ngarkohet.
“Nga dëshmitë e parashtruara nuk u tregua involvimi i saj në veprën dhe për këto shkaqe nuk qëndron akuza kundër saj”, tha Fetai.
Për të gjithë të akuzuarit, sqaroi Fetai, nga dëshmitë e parashtruara u tregua involvimi i tyre, përveç për Andonovskin dhe Bogdanovskin.
“Sjellja e këtyre dyve nuk ka intensitet të tillë të sjelljes së dhunshme dhe prej këtyre shkaqeve heqi dorë nga ndjekja kundër tyre”, tha Fetai.
Prokurorja Fetai, e lexoi akuzën e pastruar, sipas së cilës i akuzuari i parë Nikolla Gruevski më 1 qershor të vitit 2013 me telefon nga i akuzuari i dytë Mile Janakieski ka kërkuar që përmes personit Tomisllav Llazarov të organizojë një grup njerëzish nga komitetet qendrore të VMRO-DPMNE-së.
I dënuari Tomosllav Llazarov, i cili e pranoi fajin, tha ajo, ka dhënë drejtime që një grup më i madh të organizohet dhe pengojë arritjen e kryetarit të komunës Andrej Zhernovski në ndërtesën e komunës, e me arsye se do të votohet kundër ndërtimit të kishës Shën Konstatini dhe Helena, e cila nuk ka qenë as në rend të ditës.
Procesin e udhëheq gjykatësi Dushko Josifovski.
Në procesin “Dhunë në Qendër” janë akuzuar më shumë persona, mes të cilëve edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjendet në arrati në Hungari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si dhe ish këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe tetë persona tjerë.