Liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, sot e kanë vizituar fëmijët e tij dhe bashkëshortja në Francë.
Në një foto e cila po qarkullon në ‘Facebook’, shihen fëmijët e Haradinajt dhe bashkëshortja e tij, Anita. Haradinajt i është pamundësuar kthimi në Kosovë tash e tre muaj. Atë gjatë gjithë kohës e kanë vizituar personalitete publike dhe qytetarë të shumtë. Seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet më 6 prill. Ndërsa vendimi përfundimtar për ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit pritet të merret kah mesi i muajit prill.
Ramush Haradinaj takon fëmijët e tij pas tre muajve
Leave a comment