Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria është duke ndërtuar lidhje reale me bizneset.
“Vitin 2019 e kemi shpallur Vit të Ekonomisë dhe tërë energjia jonë do të orientohet në hartimin e politikave dhe krijimin e kushteve të favorshme për avancimin e sipërmarrësve si promotorë të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, shkruan Klan Kosova, transmeton Gazeta Koha.
“Për impaktin e reformës fiskale në të bërit biznes dhe për masat që Qeveria po i ndërmerr për mbrojtjen dhe promovimin e prodhimit vendor, pata një bashkëbisedim të hapur me përfaqësuesit e rreth 50 bizneseve të rajonit të Prizrenit”.
“Qeveria po ndërton lidhje reale me bizneset, që të krijojnë vlerë të re, ta riinvestojnë në vend dhe të zhvillohen në mënyrë që të jenë të barabartë me ekonomitë e rajonit”.