Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e Administratës Tatimore të Kosovës, për të shënuar 19 vjetorin e themelimit, ka thënë se Kosova është orientuar drejt integrimeve euro-atlantike.
Ndërsa sipas tij, Serbia po bënë marrëveshje ekonomike me Rusinë.
“Në Bashkimin Evropian vlerësohet puna jonë, është vlerësuar së fundi pakoja ligjore, e cila avancon vendosjen dhe forcimin e ligjit në vend dhe po ashtu është vlerësuar nga Berlini dhe për këtë falënderojmë pozicionin e tyre, që është inkurajues e drejta jonë me lëvizë lirshëm në tregun tonë, atë evropian”.
“Nëse ne në dekadën e tretë jemi optimistë se do t’i takojmë familjes evropiane, atëherë duhet ta kemi një trend në rritje të luftimit të informalitetit”.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, pasi ka përgëzuar ATK-në për arritjet, ka thënë se falë kësaj pune, sot, Kosova është shembull sa i përket stabilitetit makrofiskal dhe kjo është e mundur si rezultat i punës dhe angazhimit shumë të madh të punonjësve të kësaj administrate.
Ndërsa, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë se kjo administratë është konsoliduar në nivel të një institucioni kompetent, me integritet të lartë profesional dhe modern, në linjë me zhvillimet e përgjithshme ekonomike, teknologjike dhe administrative dhe e krahasuar me administratat tatimore moderne ndërkombëtare.