Aaron Ramsey zyrtarisht do t’i bashkohet Juventusit me 1 korrik dhe tashmë “Zonja e Vjetër” ka nisur të shesë online në sajtin zyrtar fanellën e ish-mesfushorit të Arsenalit, raporton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Zyrtarisht, Ramsey do ta bartë fanellën me numrin 8, që e ka bartur për një kohë Marchisio, i cili e la “Zonjën e Vjetër” verën e kaluar dhe ka qenë numër i lirë gjatë gjithë sezonit 2018/19.
Ish-mesfushori i Arsenalit do të tentojë të ketë sukses me këtë numër ashtu si Antonio Conte e Marco Tardelli, që gjithashtu e kanë veshur fanellën me numrin tetë te kampioni i Serie A.
Ramsey në tri sezonet e fundit te Arsenali e ka bartur fanellën me numrin 8, kurse në të kaluarën numrin 16.