Mesfushori Aaron Ramsey është i bindur se shqetësimet e tij rreth përgatitjes fizike kanë marrë fund dhe se ai është i gatshëm dhe mund të përballojë kërkesat për ta ndihmuar Uellsit në Kampionatin Evropian.
Ramsey edicionet e fundit ka pasur telashe me lëndimet, gjë që ka bërë të mungojë në shumë ndeshje si për klubin ashtu edhe për Përfaqësuesen e Uellsit.
Megjithatë, 30-vjeçari i Juventusit thotë se trupi i tij është i gatshëm për të luajtur në tri ndeshjet e fazës së grupeve për Uellsin. Duelin e parë në “Euro 2020”, Uellsi e luan të shtunën në Baku kundër Zvicrës.
“Ndihem shumë mirë, pasi kam punuar shumë muajt e fundit për ta kthyer formën fizike. Jam gati ta ndihmoj Uellsin në Evropian dhe kjo është e rëndësishme”, është shprehur Ramsey, i cili prej vitit 2016 i ka pasur vetëm 19 paraqitje prej 44 ndeshjeve të Uellsit të zhvilluara deri më tani.