Arsenal mbrëmë ka arritur që ta mposhtë Napolin dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League. Kjo përballje mund të jetë paraqitja e fundit e Aaron Ramsey për Arsenalin.
Uellasiani ka pësuar një zgjatje të muskulit të këmbës, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova. “Është një zgjatje muskuli që zakonisht merr disa javë deri në rikthim”, ka thënë trajneri i Topçinjve, Unai Emery. “Nuk e di, nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit që ai ka zhvilluar me Arsenalin”.