Aaron Ramsey ka zgjuar interesim te Bayern Munchen. Aaron Ramsey nuk dëshiron ta vazhdoj kontratën te Arsenali, andaj në janar do ta kërkoj largimin. Bayern Munchen është duke e shikuar me shumë kujdes situatën e uellsianit. Skuadra gjermane po shpreson që ta marr Ramseyn me parametra zero, pasi kontrata e tij te Arsenali skadon në qershor të vitit 2019. Por, bavarezët nuk do ta kenë të lehtë, pasi në garë është edhe, Juventusi, Liverpooli, Chelsea dhe Manchester United.