Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, i befasoi ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram duke e publikuar një fotografi ku i shihet shpina e zhveshur, mirëpo mungojnë tatuazhet e tij të famshme. Fotografia e publikuar i la 35.3 milionë ndjekësit e Ramosit të habitur pasi që tatuazhet e qendërmbrojtësit spanjoll janë bërë pjesë ikonike e imazhit të tij, për shkak të mbi 30 tatuazheve që ai i ka bërë në trup, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Madje edhe në dasmën e tij me Pilar Rubion, çifti i nxiti të gjithë të ftuarin të bënin tatuazh të njëbrirëshit.
Postimi i tij i fundit e kishte hastagun #CleanSheet duke iu referuar shpinës së tij pa tatuazhe në foto, mirëpo hashtagu #ad bën të ditur se postimi i tij ishte si promovim për ndonjë kompani dhe se ai nuk e ka ndërmarrë procedurën e fshirjes së tatuazheve.
Mediat spanjolle besojnë se ky postim është promovim për dokumentarin e tij të ri për jetën e vet “Zemra e Sergio Ramosit” që u publikua në Amazon në shtator.
Ramosi është për momentin në detyrë me ekipin kombëtar të Spanjës, pasi që ‘La Roja” po përgatitet për ndeshjet kualifikuese në EURO 2020 kundër Norvegjisë dhe Suedisë, më 12 dhe 15 tetor.