Heroi i Real Madridit, kështu konsiderohet kapiteni Sergio Ramos, i cili ka shpëtuar disa herë Realin dhe e bëri një gjë të tillë edhe ndaj Deportivos ku shënoi golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes. Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi ndaj Deportivos duke shënuar golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes, përmes mbrojtësit Sergio Ramos, i cili shquhet tashmë për gola të tilla në fund të ndeshjes, diçka të tillë e ka bërë në shumë finale dhe e bëri vikendin e kaluar në “Camp Nou” ndaj Barcelonës. Ramos shënoi me kokë për 3:2 në minutat e 93’të, teksa më për “Los Blancos” shënuan edhe Mariano e Morata. Golat për Deportivon i shënoi Joselu, i cili tronditi për disa minuta madrilenët, që me shumë vështirësi morën në fund tri pikë. Pas kësaj fitore, reali sërish ka gjashtë pikë më shumë se Barcelona, me 37 pikë të grumbulluara.