Sergio Ramos u detyrua ta braktisë fushën në fitoren e Real Madridit 3:2 kundër Levantes të shtunën, për shkak të dhimbjeve që kishte ndier në puplën e këmbës. Zinedine Zidane e zëvendësoi qendërmbrojtësin spanjoll me Eder Milataon, pas vetëm një ore lojë në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Kapiteni i Real Madridit është i pezulluar për ndeshjen e ardhshme kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve dhe vendin e tij përsëri do ta zërë braziliani Milatao në formacionin startues. Kjo nënkupton se Ramos do ta ketë një javë të plotë për t’u riaftësuar nga ky dëmtim, duke qenë se ndeshja e radhës e Realit në La Liga është të dielën e ardhshme kundër Sevillës.
Zidane nuk deshi të rrezikojë me spanjollin dhe vendosi ta largojë nga loja menjëherë.