Sergio Ramos është gjithnjë nën vëzhgim për shkak të lojës së tij në limitet e sportives dhe për faullet e padukshme dhe hilet në fushë, për të cilat akuzohet shpesh. Megjithatë, mbrojtësi i Spanjës ka ndërhyrë vetë për të mohuar akuzat se shkeli sulmuesin e Anglisë Raheem Sterling, duke postuar një video nga ndeshja Spanjë-Angli në Nations League, luajtur të hënën dhe fituar 3-2 nga britanikët.
Kapiteni i Spanjës u akuzua në media se kishte shkelur qëllimit sulmuesin anglez, në një kohë që topi ishte larg tyre, por Ramos nuk i ka duruar këto aludime dhe tashmë ka postuar një video në Twitter, ku shihet qartë që Sterling rrëzohet në tokë dhe më pas ankohet për dëmtim, por nuk ka lidhje me Ramos, i cili i afrohet dhe nuk e prek fare.
Mesazhi i Ramos është i qartë: “Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”.
🛑🤔🤐
Nada más que decir.
Nothing else to say. pic.twitter.com/BCuQI3n7hT— Sergio Ramos (@SergioRamos) October 17, 2018