Real Madridi ka shfrytëzuar gabimin e Barcelonës për të marrë kryesimin në La Liga, që në xhiron e 27’të e mposhti me shumë vështirësi skuadrën e Real Betis, ndeshje e cila përfundoi 2:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët pas një autogoli qesharak nga portieri Keylor Navas. Para se ekipet të shkojnë në pushi, Ronaldo shënoi për 1:1.
Në pjesën e dytë, Reali bëri shumë përpjekje dhe gjetën golin e tre pikëve në minutën e 81’të përmes kapitenit Sergio Ramos, i cili ka shpëtuar Realin në shumë ndeshje këtë edicion.