Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka treguar lumturinë e tij pas kualifikimit për në finale e Ligës së Kampioneve. Ai theksoi edhe rëndësinë e Zidanes në këtë sukses: “I heq kapelen si trajner!”. Për mikrofonat e “Bein Sport”, Ramos dha këtë intervistë:
Si ju duk “Vicente Calderon”?
Askush nuk tha se do të ishte e lehtë këtu. Pavarësisht se humbëm, jam krenar për këtë ekip. Kur loja ishte e komplikuar, ky ekip tregoi personalitet dhe shënoi golin e çlirimit përfundimtar. Ju e patë se çfarë është në gjendje të bëjë Real Madridit pas 20 minutave të para, kur ishim nën një presion shumë të madh nga kundërshtari. Në fund të fundit, morëm që atë donim.
Çfarë ndodhi, që pësuat dy gola të shpejtë?
Eshtë gjithmonë e qartë se në futboll duhet të luash në çdo kohë. Ne e kishim harruar rezultatin e “Bernabeut”, por futbolli i ka këto gjëra. Atletico Madrid ushtroi që në fillim të lojës një presion shumë të lartë dhe shumë intensiv. Lejuam hapësira dhe u ndëshkuam, por me rëndësi është që u kualifikuam.
Cili është vlerësimi juaj për kundërshtarin e finales së Champions-it?
Ne i vlerësojmë të gjitha finalet, ku marrim pjesë. Juventusi ka zhvilluar një sezon të madh në Champions, por me këtë grup lojtarësh që kemi, i cili është shumë i uritur, besimi dhe optimizmi është maksimal.
Doni të vazhdoni me trajnerin Zidane?
Ekipi është brenda objektivave që kishim, me përjashtim të Kupës. Ne duhet të vlerësojmë se edhe titulli në La Liga dhe Champions-i varet nga ne. Nuk ka diskutim, ne duam të vazhdojmë me Zidane në krye.

Do të përballesh me Alves në finalen e Cardiff-it…
Jo vetëm me Alves, por me Higuain, Manduzukic, Chiellini…
Jo vetëm me Alves, por me Higuain, Manduzukic, Chiellini…
A flisni me Higuain?
Sigurisht, është një mik i madh dhe vazhdoj të kemi një marrëdhënie të madhe, që ka mbetur e pandryshuar që nga koha kur ishte këtu. E respektoj “El Pipita”, por nuk jam duke shkuar për t’i dhënë kikirikë në fushë, finalen e Champions-it.