Ju nuk mund të befasoheni kur mësoni se mbrojtësi i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos ka marrë më shumë kartona se çdo lojtar tjetër në historinë e La Ligës, UEFA Champions League dhe ekipit kombëtar. 32 vjeçari ka marrë 24 kartona të kuq në karrierën e tij 16 vjeçare, shkruan Periskopi, përcjell gazeta KOHA.
Ai ka marrë 19 karton të kuq në La Liga, tre në Ligën e Kampionëve dhe dy në Copa del Rey, por në vitin 2018, mbrojtësi ka kaluar vitin e plotë pa asnjë karton të kuq. Me të vërtetë është një mrekulli e Babadimrit!
173 kartona në La Liga, për mbrojtësin që konsiderohet një nga më të mirët, nëse jo mbrojtësi më i mirë, në futbollin botëror.