Sergjio Ramos i ka kërkuar turmës në “Santiago Bernabeu” që të lërë mënjanë lojërat e klubit dhe të tregojë respekt për Zherard Pike gjatë ndeshjes kualifikuese vendimtare të Kupës së Botës, mes Spanjës dhe Italisë. Kapiteni i Real Madridit, Ramos, dhe mbrojtësi i Barcelonës, Pike, janë armiq në La Liga, por çifti do të bashkohet për ndeshjen ndërkombëtare të së shtunës, në kryeqytetin spanjoll. Shpesh i sinqertë, Pike ka qenë në shënjestër të djemve gjatë kohës së tij me ekipin kombëtar dhe Ramos iu përgjërua mbështetësve të Madridit për të mos e ndjekur shembullin kësaj here. “Për Pike, ose për të tjerët, gjithmonë duhet t’i respektoni lojtarët”, u tha Ramos gazetarëve. – Pres që tifozët të na mbështesin, sepse do të jetë një ndeshje e tensionuar dhe e vështirë. Ne duam të luajmë mirë dhe të fitojmë”, deklaroi kapiteni i Realit. Ndryshe, Spanja dhe Italia janë në nivelin e 16 pikëve, kryesues në grupin G, megjithëse të besuarit e Julen Lopetegui e zënë vendin e parë për shkak të diferencës së golave, pas gjashtë ndeshjeve. Ndeshja e së shtunës, në kryeqytet, do të shohë rikthimin e golashënuesit kryesor të spanjollëve, David Villa. Villa, me 59 gola për vendin e tij dhe “Euro 2008” e “Botërori 2010” të fituar, ka mundësinë të rikthehet në kombëtare në moshën 35-vjeçare, duke mos qenë i pranishëm që nga Kampionati Botëror i vitit 2014. Përfaqësuesi veteran ka shënuar 19 gola për Nju Jork Siti në MLS, këtë sezon.