Sergio Ramos vazhdon inatet me Dejan Lovren pas humbjes 3-2 të Spanjës ndaj Kroacisë në Nations League. Dy lojtarët kanë kohë që janë përfshirë në një zënkë pasi Ramos dëmtoi shokun e ngushtë të Lovren, Mohamed Salah, në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool. Kroati, pas fitores ndaj Spanjës, doli në Instagram duke u tallur me lojtarët spanjollë dhe Ramos në veçanti.
Tani qendërmbrojtësi i Real është kapur duke i bërë “like” një fotoje ku Lovren është duke qarë me fanellën e Liverpool. Zënka e dy lojtarëve akoma nuk ka përfunduar dhe ne po presim me padurim kundërpërgjigjen e kroatit.