Kandidati i BDI-së në Komunën e Strugës, Ramiz Merko, ndryshe siç ishte raportuar më parë, nuk ka arritur të futet në raundin e dytë të garës për Komunën e Strugës, shkruan gazeta KOHA. Kryetari aktual, njëherësh kandidat edhe për një mandat të dytë në Strugë, Ziadin Sela do të garojë pas dy javësh bashkë me kandidatin e LSDM-së në këtë Komunë, Vasil Ashtalkovski. (koha.mk)