Ajax është në garë për tre trofe këtë sezon: titull, finale kupe, por edhe në Champions, ku kanë ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen ndaj Tottenham. Pikërisht për këtë arsye duhen të gjithë futbollistët në 100% të formës.
Të dielën, do të jetë ndeshja e finales së Kupës së Holandës, ndaj Willem II dhe mund të jetë trofeu i parë këtë sezon për “shigjetarët”. Më pas, në “Johan Cruijff Arena” do të presë Tottenham në Champions (pas fitores 1-0 në Londër). Në datat 12 dhe 15 maj janë dy ndeshjet e fundit të kampionatit, ndaj Utrecht dhe De Graafschap, por, nëse kalojnë Tottenham, kanë edhe finalen e Champions më 1 qershor.
Dhe, të gjitha ndeshjet do të nisin të luhen përpara perëndimit të diellit. Ramazani nis të dielën dhe tre futbollistë do të agjërojnë te Ajax. Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad. Por, trajneri Ten Hag tregohet liberal: “Respektoj zgjedhjen e lojtarëve të mi! Ata që duan të agjërojnë, le ta bëjnë pa problem. Nuk do të ndikojë. Madje, do të jenë edhe më të fokusuar dhe do të marrim më të mirën e tyre”.