Shkup, 9 nëntor – Këshilli Komunal i Komunës së Sarajit të en jten mbajti seancën e parë konstituive pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Për kryesues Këshilli u zgjodh Reshat Ramadani nga radhët e BDI-së, i cili njëkohësisht ishte edhe bartës i listës për këshilltar komunal. Reshat Ramdani u zgjedhë kryesues Këshilli me shumicën e votave të këshilltarëve nga radhët e BDI-së, që janë 10 këshilltarë. Gjatë kësaj mbledhje u krijuan edhe Komisionet komunale, që do të udhëhiqen nga këshilltarët e BDI-së dhe opozitës. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili tha se bashkëpunimi me Këshillin e Komunës do të jetë funksional dhe do të jetë në interes të qytetarëve të Sarajit. “Besoj në një bashkëpunim të ngushtë mes këshillit dhe Komunës, bashkëpunim që do të jetë në frymën e konstruktivitet dhe interes të qytetarëve të Sarajit. Në zgjedhjet e fundit fitoi Programi Zgjedhor dhe i njëjti duhet të realizohet për mandatin katër vjeçar. Fuqishëm do të angazhohemi në realizimin e Programit, pasi është shumë voluminozë dhe ofron një perspektiv për gjithë qytetarët e Sarajit në sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe publike. Nuk do të humbim aspak kohë, menjëherë do të fillojmë të realizojmë premtimet e dhënë në zgjedhje, duke realizuar projekte infrastrukturore, arsimore, kulturore ndërsa do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me sektorin e biznesit”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit. Ndryshe, Këshilli Komunal i Sarajit ka gjithsej 19 këshilltarë, BDI ka 10 këshilltarë, ndërsa opozita 9 këshilltarë.