Shkup, 24 mars – Më 24 mars (e shtunë) Hadis Ramadani do të përballet me Skander Hakimi në kuadër të “Fight Night” në Folkecvill të Zvicrës. Ndryshe, për kik-boksierin shqiptar ky do të jetë meçi i dhjetë profesional në VKU-Zvicër, derisa deri më tani ka nëntë fitore, me çka tani do të synojë të dhjetën. Ai deri më tani nuk është kursyer aspak dhe ka dhënë gjithçka nga vetja, kështu që disa nga luftërat që i ka zhvilluar, kanë përfunduar me ndërprerje.
“Për mua ky do të jetë meçi i dhjetë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja për të arritur fitore. Kështu do të jetë edhe tani, ku do të tentojë të fitojë. Kundërshtari ka përvojë, i pash disa luftëra të tij, ku vërejta se mirë punon me këmbë dhe boks”, thotë kik-boksieri shkupjan. Ai thotë se ndaj Hakimi ka përgatitur një taktikë të posaçme. “Kemi taktikën tonë me trajnerin Andrej Georgiev. Shpresoj se do ta mund”, përfundoi Hadis Ramadani.