Zekerija Ramadani ka nisur punën sot te Trepça ’89, teksa ka thënë edhe fjalët e para pas marrjes së drejtimit të ekipit. “Falënderoj Presidentin Zeka për besimin që më është dhënë për të udhëhequr ekipin, për të cilin kam fjalë të mira për rezultatet e arritura deri më tani”. “E kam ndjekur kampionatin e Kosovës dhe KF Trepça’89, e cila ka një grup futbollistësh cilësor. Besojmë që do vazhdojmë aty ku e kanë lënë”, ka thënë Ramadani për faqen zyrtare të klubit. Ramadani më parë ka drejtuar me shumë sukses Shkupin në Maqedoni, por nuk pati të njëjtin fat te Flamurtari i Vlorës, edhe pse aty nuk ishte shumë fajtor, pasi klubi vlonjat kishte shumë probleme.