Shkup, 21 shtator – Trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani ka debutuar në mënyrën më të mirë si trajner i FC Prishtinës, teksa në kuadër të xhiros së parë ka fituar bindshëm ndaj Drenicës 3-0. Ramadani ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga futbollistët e tij.
“Ndeshje e mirë e zhvilluar nga të dy skuadrat. Arritëm qëllimin objektivi i së cilës ishte fitorja. Përveç tre pikëve me gëzon fakti që e mbajtëm portën tonë të paprekur, gjë shumë e rëndësishme kjo. I uroj futbollistët për fitoren dhe normalisht na pret punë në vazhdim duke shpresuar që të jemi si në këtë ndeshje të përgatitur. Menjëherë të martën na pret Arbëria të cilën e pamë se çfarë bëri në Mitrovicë. Duhet ta marrim shumë seriozisht atë ndeshje dhe vetëm kjo është që tani kërkojë nga futbollistët, vetëm seriozitet nga çdo ndeshje e radhës. (koha.mk)