Skuadra e Feronikelit e ka gjetur menjëherë pasardhësin e Gani Sejdiut, i cili dha dorëheqje nga skuadra pas barazimit me Prishtinën.
Ekipin nga Drenasi do ta drejtoj trajneri nga Shkupi, Zekrija Ramadani, i cili deri para pakë dite ishte timonier i Trepçës ’89.
“Feronikeli arrin marrëveshje me trajnerin e njohur nga Maqedonia, Zekrija Ramadani. Prezantimi bëhet nesër në stadiumin e Feronieklit “Rexhep Rexhepi” në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e ‘Niklit’.